“Sherr policash”, Tirana i tërheq veshin Vlorës, fluturon drejtori

Një reagim i pazakontë i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nxjerrë në pah gënjeshtrën në raportimin zyrtar të Policisë së Vlorës për ngjarjet e ndodhura gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Zvërnec.

Fillimisht, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë informoi se gjatë protestës kundër një resortit në  Zvërnec, një prej protestuesve, shtetasi E.S., ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, ku më pas ishte shoqëruar nga punonjës të një shoqërie private sigurie. Sipas policisë, ai kishte pësuar dëmtime trupore dhe kishte kallëzuar dy punonjësit e sigurisë private, të cilët u proceduan penalisht.

“Gjatë tubimit, situata është përshkallëzuar dhe një grup protestuesish kanë kryer veprime të dhunshme me qëllim prishjen e rrethimit të kantierit të kompanisë.

Në këto rrethana, njëri prej protestuesve, shtetasi E. S., është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit dhe është shoqëruar nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë në ambientin e përcaktuar për rojet.

Gjatë shoqërimit nga punonjësit e shoqërisë private të sigurisë, shtetasit E. S. i janë shkaktuar dëmtime trupore”, thuhej në  njoftim.

Por vetëm pak orë më vonë, nga Tirana erdhi një version tjetër.

Në një reagim publik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkoi ndjesë për raportimin e gabuar të Policisë së Vlorës, duke sqaruar se qytetari në fjalë nuk ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, siç ishte deklaruar më herët.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar  të  Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar”, thuhej në  reagimin e Policisë  së  Shtetit.

Me korrigjimin e njoftimit erdhi edhe një  vendim edhe më  drastik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vendosi pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela.

Një  situatë  e pazakontë  që  sjell në  vë mendje se në  çfarë  gjendje është  Policia e Shtetit, me drejtues që  nxitojnë  të  mbrojnë  banditë t e maskuar, për t’ua lë në  fajin qytetarë ve.