Amant Josifi, biznesmen ish-këshilltar i Olta Xhaçkës kur kjo e fundit ishte Ministre e Mbrojtjes, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Ai akuzohet për mashtrim me Call Center, pasi nëpërmjet një skeme mashtrimi u ka shkaktuar qytetarëve në disa shtete një dëm prej 2.4 miliardë euro. Në total, pre e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Europë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Në nëntor të vitit 2022, SPAK në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, bastisi 6 qendra Call Centeri në Shqipëri, ku u arrestuan 4 persona, Irisa Puca, Adrian Korriku, Bernardo Saraçaj dhe Erind Pysqyli. Nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi.