Aksident me vdekje në Berat, humb jetën 54 vjeçari

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë mesditë në aksin Berat-Dimal, ku një 54 vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se një motomjet është përplasur me një automjet që drejtohej nga një 34 vjeçare.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri i motorit, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi A. G., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54 vjeç, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit