SPAK aksion kundër një grupi të trafikut të drogës, lëshohet urdhër-arrest për Jetmir Pepën dhe disa të tjerë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër trafikut të drogës.

Mësohet se deri tani janë lëshuar disa urdhër-arreste të firmosura nga prokurori Alfred Shehu, teksa operacioni është ende në vijim.

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK la lëshuar urdhër-arrest për Jetmir Pepën, pronar i kompanisë “Pepa group”.

Mësohet se urdhër-arresti për Jetmir Pepën nuk është ekzekutuar, pasi ai ndodhet jashtë vendit. Jetmir Pepa është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë në kërkim pasi qëlloi me armë në janar të 2025 në një koncert, pas një sherri me disa persona të tjerë.

Ndërkohë nuk dihen ende emrat e personave të tjerë për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arrest.  

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth këtij aksioni që është shtrirë në disa qytete të vendit.