Avokati Saimir Vishaj ka dhunuar dhe linçuar live në televizion një prej viktimave të dhunës barbare së fisit Rraja. Në Euronews Albania, në emisionin Now të Erla Mëhillit, i ftuar ishte avokati Vishaj si dhe viktima Jashar Maja.
Viktima tha se do kërkojë riekspertim pasi ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre.
“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima. Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot, kishte mundësi të ishim viktima”, – u shpreh Maja.
Por ndërhyrja e avokatit, krejt joprofesionale dhe linçuese, ka alarmuar edhe të ftuarit e tjerë në studio. Vishaj nisi të akuzojë viktimën, madje duke e paralajmëruar me një ton kërcënues, “mos ma ngri zërin mua”.
Pjesë nga debati në studio.
Vishaj: Ti je viktimë? Ke qenë aty? Ka dashur njëri të të vrasë, të ka qëlluar njëri në kokë ty?
Maja: Unë kam fraktura edhe sot të dukshme.
Vishaj: Ça frakturash, ti kërkon dëmshpërblim, ça viktime je ti? Kaq.
Maja: Zotëri nuk i kam kërkuar kujt dëmshpërblim, kam kërkuar të drejtën time.
Vishaj: Ça të drejte kërkon ti, je gjallë, po të donin të vrisnin të kishin vrarë.
Më pas, në pjesën e dytë të emisionit, avokati Vishaj ishte larguar nga studio, duke sjellë reagime të shumta të qytetarëve në rrjete sociale deri në heqjen e licensës së avokatisë.
Ndiqni videon: https://fb.watch/n0BmJ6gxUT/?mibextid=K8Wfd2