Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një shkolle të mesme në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën një 17 vjeçar.
Mësohet se i riu F.S ishte në orën e fiskulturës, kur ka pësuar arrest kardiak.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.