PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Flamur Nokës, masë edhe për Vokshin dhe Hotin

Partia Socialiste ka dorëzuar në Sekretariatin e Etikës kërkesën për marrjen e masave disiplinore për 3 deputetë të opozitës, pas tensioneve në senacën e djeshme plenare.

PS ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Flamur Nokës, si dhe me 30 ditë për Albana Vokshin dhe Elda Hotin.

Gjatë seancës së djeshme, Flamur Noka u përplas verbalisht me Taulant Ballën, duke iu drejtuar me fjalët: “do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”.

Këto fjalë kanë bërë që PS të kërkojë masë disiplinore, teksa kujtojmë se edhe vetë Taulant Balla më herët kishte kërcënuar deputeten Elda Hoti, duke i thënë: “ta tregoj unë ty”.