Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri, në kuadër të një hetimi që lidhet me një skemë të dyshuar abuzimi me lejet e ndërtimit në kryeqytet.
Vendimi vjen në një kohë kur strukturat ligjzbatuese kanë intensifikuar verifikimet për të zbardhur plotësisht mekanizmin e dyshuar, i cili mendohet se përfshin ndërhyrje të paligjshme në proceset e dhënies së lejeve dhe kontrollit të ndërtimeve në Tiranë.
Deri në këtë fazë, vetë Sheqeri nuk ka reaguar publikisht lidhur me vendimin e gjykatës, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve.