Kombëtarja shqiptare luan sot, më 26 mars, ndeshjen më të rëndësishme në histori.
Kuqezinjtë sfidojnë Poloninë në Varshavë, në duelin e vlefshëm për fazën “play off” të Botërorit.
Kjo sfidë e rëndësishme do të nis në orën 20:45 dhe tashmë trajneri Silvinjo dhe homologu i tij Urban kanë publikuar formacionet zyrtare.
Në këtë takim, Shqipëria vjen me mungesa të mëdha në sulm, të cilat e kanë detyruar trajnerin Silvinjo të bëjë ndryshime.
Në fushë sot do të jenë: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
Ndërkohë formacioni zyrtar i Polonisë: Grabara, Kedziora, Bednarek, Kiëior, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Rozga, Lewandowski.
