EMRI/ Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 250 mijë euro, në kërkim 34-vjeçari që e trafikoi në Shqipëri

Një mjet më vlerë 250 mijë euro i vjedhur në Gjermani është sekuestruar në Tiranë. Policia njofon se mjeti i sekuestruar është një “Mercedes-Benz AMG G63”.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Ndërkohë po punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.

Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.