Posta Shqiptare është institucioni i radhës që është hakëruar nga hakerat iranianë të “Homeland Justice”.
Grupi iranian njoftoi hakërrimin e Postës Shqiptare nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Telegram, ku thanë se sulmi u krye “për shkak të bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm dhe të vazhdueshëm me terroristët e Muxhahedinëve (opozita iraniane)” që ndodhen në Manzë të Durrësit.
“Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Drejtësisë së Atdheut për shkak të bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm dhe të vazhdueshëm me terroristët e Muxhahedinëve dhe lehtësimit të rrugës së të këqijave dhe akteve terroriste të këtij grupi.
Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët ua kanë dhënë autoritetin e tyre të plotë pedofilëve të Regjimit Epstein dhe nuk kanë asnjë liri veprimi dhe pavarësi të tyre, janë shndërruar në shërbëtorë dhe skllevër të papaguar të terroristëve të Kampit Ashraf 3 për disa muaj.
Meqenëse ekzistenca e këtyre terroristëve nuk ka sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Drejtësia e Atdheut e konsideroi detyrën e saj të ndërmarrë veprime kundër këtij institucioni të korruptuar në qeveri.
Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të vështira, më shkatërruese dhe më të kushtueshme”, thuhet në njoftimin e Homeland Justice.
Ndërkohë, i pyetur në lidhje me këtë sulm, ministri Ervin Demo deklaroi se AKSHI po kryen një analizë të detajuar, por deri më tani s’ka të dhëna për informacione të inkriptuara të paaksesueshme nga vetë posta.
“Momenti që flasim po zhvillohet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe nga ekspertët e postës. Të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht s’ka të dhëna për informacione të inkriptuara të paaksesueshme nga vetë posta. Vetë autoriteti kombëtarë i luftës kibernetike i ka të gjitha kapacitetin për integritetin e të dhënave të institucioneve shqiptare”, u shpreh ai.