Krim i rëndë në Roskovec, burri vret gruan e më pas veten

Një krim në familje është regjistruar në fshatin Kuman në Roskovec, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan dhe më pas veten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shefit Rrapaj ka qëlluar për vdekje me pushkë Dashuri Rrapajn dhe më pas veten e tij.

Motivet e këtij krimi të rëndë nuk dihen ende, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, njofton Policia e Fierit.