Marta Kos: Çështjen Balluku po e monitorojmë me vëmendje, SPAK po bën punë të shkëlqyer

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos thotë se po ndjekin më vëmendje rastin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe në hetim për Unazën e Madhe të Tiranëës.

Nga forumi “Politico”, Kos përgëzoi punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme deri tani ndërsa shtoi se përveç çështjeve në hetim, të rëndësishme mbeten edhe reagimet, të cilat po monitorohen nga Bashkimi Europian.

“Janë disa çështje, ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje. Një tjetër element për ne është edhe fakti se përpos çështjeve nën hetim, të rëndësishme janë dhe reagimet. Ne po monitorojmë edhe ato”, tha Kos.

Sipas Marta Kos, sfida kryesore për vendet kandidate mbetet jo vetëm krijimi i një kuadri të fortë ligjor, por edhe ndryshimi i perceptimit shoqëror ndaj korrupsionit.

“Një tjetër element në luftën kundër korrupsionit, sidomos për vendet kandidate është se ti mund të kesh legjislacionin më të mirë por nëse korrupsioni është i pranuar në ato vende, atëherë të shfaqet një problem tjetër”

“Pra të gjithë ato vende, po shkojnë drejt një procesi të ndryshimit të mendësisë së konceptit të korrupsionit dhe për këtë do të duhet kohë”, u shpreh Kos.