Lëvizje të papritura në Partinë Socialiste, sa i takon drejtuesve politikë të qarqeve.
Mësohet se Elisa Spiropali, të cilën kryeministri Edi Rama e shkarkoi si ministre të jashtme është zhvendosur nga drejtuese politike e PS në qarkun e Tiranës në një njësi të Tiranës.
Edhe Eduard Shalsi largohet nga drejtimi i qarkut te Kukësit, ndërsa mësohet se ai është deleguar në njësi në Tiranë.
Ndërkohë Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK do të vijoj të jetë drejtuese e qarkut të Fierit, siç ishte në zgjedhjet e fundit.
Lindita Nikolla në njësinë 1.
Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3.
Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4.
Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5.
Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6.
Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7.
Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8.
Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9.
Besfort Lamallari në njësinë 10.
Vendimet janë marrë gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, që u mblodh këtë të shtunë, në Durrës.