Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që janë ftuar për ndeshjen ndaj Polonisë, dhe për sfidën e mundshme ndaj Ukrainës ose Suedisë, në kuadër të Play Off-it për Kampionatin Botëror.
Për herë të parë në ekip janë ftuar dy mbrojtësit, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, ndërkohë që rikthehen pas disa mungesash Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, që po kalojnë formë shumë të mirë në skuadrat e tyre.
Mungesa të rëndësishme për Sylvinhon mbeten ato të Rey Manaj dhe Mirlind Dakut, të dy të dëmtuar, teksa pjesa tjetër e ekipit janë të gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme deri më tani për Kombëtaren tonë.
Lista e plotë me 26 lojtarë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja