4 mijë rrënjë kanabis janë zbuluar në një shtëpi në zonën e Peqinit. Sipas informacioneve, shtëpia i përket drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, me këtë të fundit që është shpallur në kërkim nga policia.
Po ashtu mësohet se ai është pezulluar nga detyra si drejtor i burgut.
Ndërkohë, policia dhe organet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë rast.
Reagimi i Drejtorise se Burgjeve:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.
Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.