EMRI/ Zbardhen rrethanat e aksidentit tragjik në Tiranë, kush është 72 vjeçarja që humbi jetën

Athina Bushi është 72 vjeçarja, e cila humbi jetën tragjikisht paraditen e kësaj të marteje.

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e aksidentit dhe sqaron se një autobot përplasi motomjetin elektrik me të cilën udhëtonte 72 vjeçarja. Kjo e fundit si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Ndërkohë shoferi i autobotit është shoqëruar në Komisariat për tu marrë në pyetje.

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.