Deputeti Erald Kapri nxjerr videon e Ramës: E gjitha po i kthehet mbrapsht!

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama lidhur me rrugët. 13 vite më parë, Rama citonte Sami Frashërin për rrugët e florinjta, por sot duket se gjithçka po i kthehet mbrapsht.

“Edi Rama ka shpenzuar 3.8 miliardë euro për rrugët dhe sot 1/3 e vendit është e bllokuar, nuk ka një aks kombëtar të mbaruar. Shqiptarët paguajnë tarifa në koncesione, taksë vjetore për makinat, akcizë për naftën më të shtrenjtë në Europë, por sërish nuk qarkullojnë dot. Rrugë të pasigurta, ke frikë të udhëtosh. Dëgjoni çfarë thoshte dikur e shikoni çfarë ndodh pas 13 vitesh në pushtet! E gjitha po i kthehet mbrapsht!”-thotë Kapri në reagimin e tij.

Ai akuzon qeverinë se, pas 13 vitesh në pushtet, një e treta e vendit mbetet e izoluar për shkak të gjendjes së rrugëve.