Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, takim që po mbahet në Uashington.
Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të gjithë liderët që ju bashkuan kësaj nisme, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
Presidenti amerikan përshëndeti edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën tha se po bën një punë të shkëlqyer, duke e falënderuar për pjesëmarrjen në inaugurimin e Bordit të Paqes.
“Kur unë erdha në Shtëpinë e Bardhë pata në krah këta liderë. Unë i nxita që të afroheshin mes tyre. Ne arritëm paqen mes dy shteteve shumë të rëndësishme Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ne jemi të nderuar që merr pjesë në këtë eveniment kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Kënaqësi që jeni këtu.
Kryeministri Orban ka mbështetjen time të plotë në zgjedhje, po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin. Edhe ti do ia dalësh Viktor. Një burrë, shumë i vështirë nuk dua të luftoj me të, presidenti Indonezisë. Një vend i madh, faleminderit që je këtu. Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh Presidenti amerikan.
Më tej Trump kritikoi vendet që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t’iu bashkuar bordit.
“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar – por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua.”