Vijon protesta e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik të biznesmenit Bashkim Ulaj në tokat e tyre.
Sot që në mëngjes ata kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën makinerive të kompanisë “Gener 2”, teksa janë përballur sërish me efektivët e policisë, që sot kanë qenë më të shumtë në numër dhe kanë tentuar t’i ndalojnë.
Policia ka shoqëruar në komisarit disa prej tyre, teksa mes tyre është edhe një grua, e cila ka ardhur nga Italia për të mbrojtur tokat e saj dhe për të ngritur zërin për të drejtat e banorëve të Rrjollit.
Banorët kanë kërkuar takim me biznesmenin Bashkim Ulaj, por ky i fundit nuk ka shkuar asnjëherë. Ndërkohë, ata kërkojnë që kësaj situate t’i japë zgjidhje kryeministri Rama, por edhe ky i fundit duket se është i zënë duke hartuar ligje që e mbrojnë nga gjykatat dhe prokuroria.