Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.
Po ashtu, SPAK ka kërkuar që për 5 vjet, Majlinda Bufi të mos mbajë funksione publike.
Në Nëntor të 2025-ës, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim Bufin.
Hetimet ndaj saj nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike, pasi në një video të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023,kryebashkiaja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.