Apeli i Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë peër autorët e vrasjes së Martin Çeços në Maliq, ngjarje kjo e ndodhur në 2022-in.
Apeli ka liruar nga qelia dhe ka caktuar masën “arrest shtëpie” për Valter dhe Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo. Ndërkohë Martina Pajollari do vijojë të qëndrojë në burg. Vendimi erdhi pasi Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së masës së arrestit të caktuar më 20 qershor 2022, për shkak të tejkalimit të afatit maksimal të qëndrimit në paraburgim.
Krimi tronditës ndodhi më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu Martin Çeço u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të.
Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.