Ka kushtuar 260 milionë euro, por mjaftuan pak ditë shi që aksi Qukës – Qafë Plloçë të bllokohet dhe të bëhet i pakalueshëm për mjetet.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve ditën e djeshme ku u bë i mundur kalimi i makinave, sot ky aks është bllokuar sërish për shkak të rrëshkitjes së dherave.
Aksi është bllokuar tërësisht dhe ka pezulluar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që po punohet për hapjen sërish të tij.
Me sa duket, këngët dhe vallet në inaugurimin e aksit kanë qenë vetëm propaganda e radhës, pasi cilësia e punimeve lë për të dëshiruar, dhe kjo kërkon një hetim nga SPAK, pasi janë 260 milionë euro të keqpërdorura.