Berisha “godet” Salianjin: Shkeli vijën e kuqe, Suel Çela organizator në hije i takimit të tij në Elbasan

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot ka marrë informacione që pohojnë se takimi i djeshëm i Ervin Salianjit në Elbasan, është organizuar nga Suel Çela.

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se bashkëpunimi me krimin është vija e kuqe ndarëse për të. Sipas Berishës, Salianji ka shkelur vijën e kuqe, lidhur me takimin e zhvilluar në Elbasan, ndërsa përshëndeti strukturat e PD së këtij qytetit që nuk iu bashkuan këtij takimi.

Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira kurrë nuk bërë kompromis me krimin. Nëse e ndjek këtë betejë pavarësisht nga çmimi që  ka patur kam bindjen më të thellë se ka qenë dhe është veprimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse bashkëpunimi me krimin.

Që një anëtar i korruptuar i kryesisë dhe anëtar i këshillit kombëtar të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut të njërit prej karteleve të fuqishme në Evropë, takim, kjo është e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë ai tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Sa i takon takimit që thoni, kemi patur informacione, jo një por disa, të cilat pohojnë se Suel Çela ka qenë organizator në hije i takimit. Përshëndes strukturat e PD Elbasan që e bojkotuan me neveri një takim të tillë”– u shpreh Berisha.