Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua nga SPAK si drejtuesi i ri i BKH-së.
Komisioni i Posaçëm i SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, pas një periudhe prej 4 muajsh verifikimesh dhe intervistimesh, ka propozuar Joni Ketën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
Ky Komision e zhvilloi procesin nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtare për 7 kandidatë, mes të cilëve 4 efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror.
Në garë për kreun e BKH-së ishin: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.