EMRI/ Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, shpallet në kërkim një tjetër person! Zbulohet roli i tij në krim

një 35 vjeçar ëhstë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla, ngjarje kjo e ndodhur më datë 30 nëntor në Elbasan.

Mësohet se emri i tij është përmendur nga Naldi Gjini, i pari i shoqëruar në lidhje me ngjarjen, i cili u ka thënë hetuesve se bashkë Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, kanë qenë pjesë e grupit për marrjen e makinës që u përdor në krim.

Dyshohet se 35 vjeçari të jetë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale.

Deri në këto momente, policia dhe prokuroria e kanë akoma të paqartë se kush është personi që qëlloi për vdekje Mëhallën, edhe pse dyshimet kryesore bien mbi Nevzat Spahon.

Ky i fundit, rezulton me precedent të mëparshëm penal. Nevzat Spaho ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.