Mund t’i ngatërroni me vepra arti, njihuni me stacionet hekurudhore më të bukura në botë

Herën tjetër që prisni trenin, mund të gjendeni brenda një vepre arti.

Prix Versailles, një nga çmimet më të respektuara në botë për arkitekturën dhe dizajnin, ka publikuar listën e stacioneve hekurudhore më të bukura të vitit 2025, dhe rezultatet janë mahnitëse.

Ndër fituesit është Gadigal Station në Sidnei, i quajtur kështu në nderim të popullit aborigjen Gadigal.

Përshkruar nga Prix Versailles si “përkufizimi i modernitetit absolut”, stacioni shërben gjithashtu si një galeri publike arti, ku çdo hyrje paraqet një vepër monumentale qeramike të frymëzuar nga tunelat hekurudhorë, shkruan shqip.al.

Në Kinë, Baiyun Station në Guangzhou është shumë më tepër sesa një nyje transporti për 24 linja treni me shpejtësi të lartë, gjashtë linja metroje dhe tre terminale autobusi.

Prix Versailles e përshkruan atë si një “park urban” që “bashkon komunitetin lokal”. Dizajni i tij përfshin një shteg shumëkatësh që shtrihet përmes kopshteve të gjelbra, duke lidhur natyrshëm platformat me zyrat dhe hapësirat publike përreth.

Në Francë, Pleyel Station në Saint-Denis, Paris, një nga dy përfaqësuesit francezë në listë, krijon një përshtypje të fuqishme.

Drita natyrore bie mbi platformat e vendosura 28 metra nën tokë, dhe në vend të çelikut dhe betonit të zakonshëm, atriumi i tij gjigant është veshur tërësisht me dru të ngrohtë.

Më shumë se 100 skulptura po instalohen përgjatë gjithë lartësisë së atriumit, duke ndërthurur transportin me artin në stilin tipik parisien.

Stacionet hekurudhore më të bukura në botë në vitin 2025, sipas Prix Versailles

Gadigal Station në Sidnei, Australi

Mons Station në Mons, Belgjikë

Baiyun Station në Guangzhou, Kinë

Pleyel Station në Saint-Denis, Francë

Gustave Roussy Station në Villejuif, Francë

KAFD Station në Riad, Arabi Saudite

Qasr Al Hokm Station në Riad, Arabi Saudite