Ngjarje e rëndë në Vlorë! Një grua rrëzohet në bulevard dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Vlorë. Raportohet se një grua, rreth 50 vjeçe, ende e paidentifikuar ka qenë duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” kur është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi gruaja ka përplasur kokën në një prej bordurave të bulevardit në qytetin bregdetar.

Ndërkohë trupi i pajete është dërguar ne morgun e spitalit rajonal të qytetit. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.