Dhunë në futbollin shqiptar! Lojtarët e Ilirisë sulmojnë ata të Skënderbeut para nisjes së sfidës, FSHF anulon ndeshjen

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, dhe këtë herë jo nga tifozët, por nga vetë futbollistët.

E paprecedentë ajo që ka ndodhur në stadiumin “Redi Maloku” të fushë Krujës, ku lojtarët vendas kanë dhunuar futbollistët e Skënderbeut dhe trajnerin Ernest Gjoka sapo këta të fundit mbërritën në ambientet e stadiumit.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë Policia, teksa u njoftua edhe FSHF, e cila vendosi që të anulojë sfidën për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

“Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje”, njofton FSHF.

Tashmë pritet që për vendasit të ketë një dënim të ashpër, teksa mbetet shqetësues rikthimi i dhunës në futbollin shqiptar.