Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka dhënë dorëheqje shefi i tij i kabinetit, Andrii Yermak. Kjo vjen pas një bastisjeje nga hetuesit anti-korrupsion në shtëpinë e zyrtarit ukrainas,gjatë ditës së sotme.
Lideri ukrainas ka njoftuar gjithashtu një ristrukturim të zyrës presidenciale si pasojë e largimit të Yermakut.
Zelensky e kishte emëruar Yermak-un për të udhëhequr negociatat kyçe, përfshirë iniciativën e re të ët amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës me Rusinë. Në një fjalim të drejtpërdrejtë për kombin, Zelensky bëri thirrje për unitet, duke paralajmëruar: “Rrezikojmë të humbasim gjithçka: veten, Ukrainën, të ardhmen tonë.”
Dorëheqja e Yermak-ut përbën një goditje të rëndë për Zelenskyn, veçanërisht ndërsa sekretari amerikan i ushtrisë, Dan Driscoll, pritet të mbërrijë në Kiev këtë javë si pjesë e planit të paqes së Trump-it, ndërsa zyrtarët amerikanë do të udhëtojnë drejt Moskës javën tjetër.
Pak orë para bastisjes, Yermak theksoi ndikimin e tij të madh në qeveri, duke nënvizuar se Ukraina nuk do të bëjë kompromise teritoriale ndaj Rusisë.
Yermak pranoi se ishte nën presion “të jashtëzakonshëm” për të dhënë dorëheqjen, duke theksuar nevojën për një hetim objektiv dhe të pavarur pa ndikim politik.