Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur mesditën e sotme pranë spitalit në Lushnje, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje.
Shënjestër e atentati ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i grupit të Aldo Bares, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është nisur drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe kanë djegur mjetin në fshatin Lifaj, së bashku me armën e krimit.
Julian Sula ka qenë i arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por për shkak të mungesës së provave u la i lirë. Më parë Sulo është dhunuar me mjete të forta duke pësuar dëme të shumta, me autorët që nuk u kapën kurrë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.