Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ka ndodhur pranë spitalit, ku një automjet në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, teksa autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në fshatin Lifaj është gjendur një automjet i djegur që dyshohet se u përket autorëve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.