SHORTI/ SHQIPËRIA – Ëndrra Amerikane kalon nga “ambasada polake”! Në finale mes Ukrainës dhe Suedisë

Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët e tyre për Play Off-in në rrugën drejt Kampionatit Botëror që zhvillohet verën e ardhshme në SHBA.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Polonisë, me sfidën që do të zhvillohet në Varshavë, teksa një fitore do të na çonte më afër për “ëndrrën amerikane”.

Në rast se do të kalonim Poloninë, atëherë Shqipëria do të ndeshej me një mes Ukrainës dhe Suedisë, në një sfidë që të garanton biletën drejt Botërorit.

Për fatin e keq, kuqezinjtë do t’i luajnë të dyja ndeshjet në transfertë, pasi shorti vendosi që Ukraina ose Suedia do të jenë pritëse.

Ndërkohë, Kosova do të luajë ndeshjen e parë në Sllovaki ndaj vendasve, teksa në rast kualifikimi, do të ndeshet me një mes Turqisë dhe Rumanisë.

Për fatin e mirë të dardanëve, në rast kualifikimi ndaj Sllovakisë, ndeshja finale do të luhet në Prishtinë.