Lumenjtë Shkumbin dhe Vjosa dalin nga shtrati, përmbyten disa banesa dhe toka bujqësore

Reshjet e dendura të shiut gjatë 2 ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumenjve në vendin tonë, çfarë ka sjellë edhe daljen nga shtrati të dy prej tyre, Shkumbinit dhe Vjosës.

Dalja e Vjosës nga shtrati ka sjellë përmbytjen e 3 banesave në Mifol, teksa është paralizuar edhe trafiku në Urën  Mifolit, për shkak se niveli i Vjosës arriti mbi 6 metër. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, dalja e lumit Shkumbin nga shtrati po rrezikon përmbytjen e disa tokave bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.

Situata është duke u monitoruar nga institucionet përkatëse, teksa situata vijon të mbetet në alert për të evakuuar çdo familje në rast rreziku.