Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish-policin Jeton Lami, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ai dyshohet se bashkë me 3 persona të tjerë shkatërroi me tritol restorantin “Perla e Detit” në Kamëz, pasi i vendosën një gjobë prej 500 mijë eurosh pronarit, me këtë të fundit që nuk pranoi t’ua jepte.
Në arrest shtëpie u la edhe Florin Domi, ndërsa për Flogert Mezhikën u caktua “arrest me burg”. Në kërkim vijon të jetë Ervis Lami, një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit, që dyshohet të jetë edhe personi kyç në këtë ngjarje.
Jeton Lami është edhe personi i fundit që ka parë Ervis Martinajn, që është zhdukur prej disa vitesh pa asnjë gjurmë, teksa dyshohet se është vrarë nga grupet rivale.