Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohen dy ankimimet e bëra prej tij, lidhur me shkarkimin nga detyra dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Veliaj tha se ka pritur 9 muaj për të folur 10 minuta, në atë që ai e cilësoi një rrëmbim nga zyra ku e zgjodhën qytetarët e Tiranës për ta burgosur, ndërsa shton se nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë për ta shkarkuar nga detyra.
Ish-kryebashkiaku tha se sot nuk po mbron veten e tij, por demokracinë. Ndërkohë ai tha se largimi nga detyra erdhi nga bashkëpunëtorët e tij, që siç tha ai, nuk denjuan as ta dëgjonin, duke sulmuar hapur këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës, të cilët votuan pro shkarkimit të tij.
“Kjo është çështja gjyqësore që do të precizoje nëse pushteti do t’i përkasë qytetarëve apo do t’i merret pas ca lojërave me gërma e ligje.
Kur pushteti që buron nga vota, tjetërsohet nga taktika për të anashkaluar vetë vulletin e votës, besimin e qytetarëve kthehet në tradhti morale. Atëherë sipas meje, republika nuk rrezohet nga të jashtmit, por nga ata që në betim për ta mbrojtur, po e përdorin për ta nënshtruar.
Citon formulën e betimit si kryetar bashkie.
Jam këtu për të mbrojtur deri në fund betimin tim. Kontratë që ka qenë në zemrën time çdo moment e ditë. I kam qëndruar besnik këtij betimi dhe do ta mbroj dhe sot përpara jush. Besim për të drejtuar jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë kryetarëve.
Mosprezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj.
Nuk kishte sesi të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë publike për mua, erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo dhe që nuk denjuan, as të më ftonin, as të më njohin dhe as të më dëgjonin. Zoti i faltë se nuk e dinë se çfarë kanë bërë me atë vendim.
Erion Veliaj ka munguar në detyrë, është një cinizëm më të vërtetën, dhe me ligjin. E thënë nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim nga qelia pa asnjë akuzë. Ngjan një mesazh që ne ketë vend sundon dëshira dhe vullneti politik dhe jo ligji”, tha Veliaj.