Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se ai Pacolli po pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.
Pyetja e Pacollit, po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
Pacolli po pyetet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.
Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.
Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.