Florjan Binaj i është përgjigjur komentit që Kryeministri Edi Rama i bëri kandidaturës së tij për bashkinë e Tiranës, sot në podcastin “Flasim”.
Rama tha se Binaj është një aktor dhe ky është roli i radhës. Por Binaj në reagimin e tij shkon më tej, duke e quajtur Ramën një “prestigjator” që iu ka marrë 140 milionë euro qytetarëve shqiptarë duke i bindur se po ndërton një incenerator që nuk ekziston.
REAGIMI I BINAJT:
Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!