SKANDALI/ Bashkia e Lushnjes shpall “Qytetar Nderi” Gjergj Velon, njeriun që firmoste vendimet e internimeve në komunizëm

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar një skandal në në Bashkinë e Lushnjes, e cila i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi: Gjergj Velos, njeriut që si kryetar i Komitetit Ekzekutiv firmoste internimet famëkeqe në Grabian dhe zonat e tjera të Lushnjes.

Kapri thotë edhe më e rëndë është që ky nderim iu dha në ceremoni zyrtare, në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve.

Sipas tij, kjo është një fyerje e hapur ndaj kujtimit të qindra familjeve të internuara, teksa kërkon që ky vendim të tërhiqet menjëherë, pasi qyteti i vuajtjes dhe rezistencës nuk mund të nderojë persekutorët e vet.

Postimi i plotë:

Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka turpëruar qytetin duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” Gjergj Velos, njeriut që si kryetar i Komitetit Ekzekutiv firmoste internimet famëkeqe në Grabian dhe zonat e tjera të Lushnjes.

Edhe më e rëndë është që ky nderim iu dha me ceremoni zyrtare, në prani të kryetares së bashkisë dhe disa deputetëve. Një fyerje e hapur ndaj kujtimit të qindra familjeve të internuara. Një glorifikim i autorëve të krimit, vetëm pak ditë pas ndjesës që Kuvendi kërkoi për Enver Hoxhën.

Ky vendim duhet të tërhiqet menjëherë! Qyteti i vuajtjes dhe i rezistencës nuk mund të nderojë persekutorët e vet.