Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama mbledh sot pasdite strukturat politike të kryeqytetit, Berisha nesër Kryesinë

Teksa kryeministri Edi Rama do të mbledh sot pasdite strukturat politike të Tiranës lidhur me zgjedhjet e 9 Nëntorit në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera, është mësuar lëvizja e radhës nga ana e opozitës.

Ditën e nesërme, PD do të mbledh Kryesinë e kësaj force politike, ku në fokus do të jenë zgjedhjet e pjesshme.

Në mbledhjen që është parashikuar të mbahet në mesditë, pritet të kryedemokrati, Sali Berisha të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve  me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 Nëntor.

Deri tani, opozita ka rënë dakord që në këto zgjedhje të dalin me një kandidat të përbashkët. Tre emrat për të cilët duket se ka pasur konsensus janë: Ermal Hasimja, Edlira Çepani dhe Florian Haçkaj.

Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti Bajram Begaj dekretoi 7 Nëntorin si datë për zgjedhjet në 6 Bashki të vendit, duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka kërkuar po ashtu pezullimin e dekretit të Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.