U propozua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja: Ndihem i vlerësuar!

Politologu Ermal Hasimja ka reaguar lidhur lajmin se ai është mes tre emrave që opozita është dakordësuar si kandidat për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Hasmija ka falënderuar ata që e kanë propozuar dhe mbështetur idenë, por ende nuk nuk ka marrë një propozim zyrtar.

Ndërkohë ai ka vlerësuar edhe dy emrat e tjerë, Florian Haçkajn dhe Edlira Çepanin, që siç thotë ai, do të ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën.

Mësohet se Hasimja ka qenë emri i propozuar nga Partia Mundëia, në negociatat që po bëhen me Partinë Demokratike.

Reagimi i Hasimajt:

Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën.