Vali Bizhga, shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh.
Bizhga, e njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga koha kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim të fundit, është bërë me dije se arsyeja e dorëheqjes janë probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.
Si pasardhëse e Bizhgës është zgjedhur Vilma Premti, e cila mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re në ditët në vijim.