Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, i cili i dërgoi Presidentit të vendit Bajram Begaj vakancën për Bashkinë e Tiranës, për të bërë të mundur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Në një reagim pas interesimit të medias, GJK thotë se ka regjistruar kërkesën e kryebashkiakut të shkarkuar dhe ka shpallur publikimin e regjistrimit.
“Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.
Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?”, ishte pyetja drejtuar Gjykatës.
“Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, u përgjigj Kushtetuesja.
Ndërkohë me interes pritet edhe vendimi i Presidentit Begaj, nëse ai do të shpall brenda 48 orëve datën e re të zgjedhjeve, të cilat mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të kreut të shtetit.