Policia italiane arreston Saimir Kolaverin, ndërmjetësi në vrasjen e Klevis Lleshit

Policia italiane ka arrestuar Saimir Kolaverin, i dyshuar si ndërmjetës në ekzekutimin e Klevis Lleshit.

Saimir Kolaveri dyshohet se ka qenë ndërmjetës mes Aurel Hoxhës, që ka urdhëruar vrasjen e Lleshit për gjakmarrje, dhe Sahab Nuzit, i cili ekzekutoi të riun për një pagesë prej 50 mijë eurosh.

Aurel Hoxha është pronari i lokalit “Monopol” në kryeqytet, ku policia ushtroi kontrolle mëngjesin e sotëm, por pa arritur ta arrestojë, teks u shpall në kërkim.

SPAK po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Veprimet e vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës së Lleshit njofton SPAK, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.