EMRI/ I dënuari për vrasje tenton të arratiset nga burgu i Fierit

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit. Bëhet fjalë për Bledar Selmanaj, i cili duke shfrytëzuar orarin e ajrimit, tentoi të dilte nga rrethimi i burgut.

Tentativa e tij nuk u finalizua dot pasi u pikas menjëherë nga gardiani i burgut.

Ai vuan dënimin për vrasjen e shtetasit Xhuljano Bullarit. Ky i fundit u vra në 21 gusht të 2021 në Babicë të Vlorës në makinën e kushërirës së tij.

I riu u qëllua nga afër me 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, ndërkohë që për krimin u arrastua Bledar Selmanaj.

Më herët, Bledar Selmanaj ka tentuar vetëvrasjen kur mbahej në burgun e Peqinit.