SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isain.

SPAK e ka marrë të pandehur kryebashkiakun për akuzat e shkeljes së barazisë më tendera dhe ankande publike.

Kujtojmë se Erion Isai u paraqit në SPAK në Janar të këtij viti, ku dëshmoi për rreth 1 orë. Ai u kallëzua për katër vepra penale, korrupsion pasiv e aktiv, shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe për fshehje pasurie nga avokati Esmerald Xhafa.

Ky i fundit e akuzon Isain për një tender të rrugës Ersekë-Korçë, së bashku me anëtarët e njësisë së prokurimit publik dhe administratorin e firmës që do të kryente punimet në këtë aks.