Aksion “blic” në burgun e Peqinit, të dënuarve përjetë u gjenden celularë e sende të paligjshme

Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve kanë ndërmarrë një aksion “blic” në në burgun e Peqinit. Ky operacion i befasishëm kishte për synim parandalimin e komunikimeve të jashtëligjshme brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gjatë aksionit janë kontrolluar qelitë e disa të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, përfshirë edhe Indrit Shaqe, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda.

Mediat raportojnë se gjatë kontrollit në qelinë e Shaqes janë gjetur sende të ndaluara që dyshohet se përdoreshin për komunikim të paligjshëm me persona jashtë burgut.

Ndër sendet e sekuestruara përfshihen telefona celularë, karta SIM dhe pajisje të tjera elektronike që janë tashmë në proces verifikimi nga autoritetet.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar gjithashtu edhe një aparat celular në posedim të një të dënuari tjetër, pjesë e seksionit të sigurisë së lartë.

Ky nuk është rasti i parë kur të dënurve në burgun e Peqinit u janë gjetur celularë dhe sende të tjera të paligjshme.