EMRAT/ Lokali në Mbrostar të Fierit ishte kthyer në “fole” prostitucioni, 5 të arrestuar

Një “fole” prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit ndërsa 5 persona kanë rënë në pranga. Në pranga kanë rënë organizatorët e kësaj veprimatrie si dhe dy vajza nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Të arrestuarit janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa vajzat nga Ugana që ushtronin prostitucion janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluwah Nalutaaya 22 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se dy të rejat ishin punësuar për të performuar kërcime në këtë lokal, por ushtronin dhe prostitucion.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.

Arrestohen 5 shtetas, ndër to:

-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.

Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.

Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.

Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.