SPAK ka marrë sot në pyetje avokatin Besart Logu, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 10 shtator, i akuzuar se i ka marrë 8 mijë euro një klienti të tij për të ndikuar te zyrtarë të drejtësisë në mënyrë që ti lehtësonin masën e sigurisë.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Logu i ka marrë klientit të tij Salvatore Castorina, shumën e 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu dhe jo shërbime avokatie, siç ai pretendonte.
Ndaj Logut rëndojnë akuzat për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë”.
Në një reagim, Besart Logu, i cili është njëherazi zv.drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, ka mohuar akuzat e ngritur ndaj ti duke thënë se nuk është i përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm.
Megjithatë ishte SPAK që në një njoftim zyrtar tha se Logu kishte marrë 8 mijë euro klientit të tij kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu.