Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ragip Gilën, i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas hetimeve paraprake, Gila dyshohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe kamarierja e lokalit, Meri Kacerri.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi këtë krim të rëndë.